· Treguesi
· Informacione
· Lajme te vjetra
· Pyetesor
· Radio
· Sondazhe
· Statuti
· Video


   Statistika
Free counter


Home > Statuti

STATUTI

 

1.Emri  

Emri i shoqates eshte “New Albanian Generation Era” me shkurtimin New AGE.

2. Selia

 Shoqata eshte themeluar ne Milano Itali, me seli ne. Via Santa Sofia 9 Milano.

3. Qellime

- Shoqata studentore “New Albanian Generation Era” ne Milano eshte nje organizate studentore qe ka si objektiv mbrojtjen dhe nxitjen e interesave te studenteve shqiptare qe studiojne ne Milano dhe ne veri te Italise.

- Shoqata ka qellim te nxise njohjen dhe perhapjen e kultures shqiptare, duke dashur te forcoje miqesine dhe marredheniet e mira midis popullit shqiptar dhe atij italian.

- Shoqata ka qellim te nxise zhvillimin ekonomiko-shoqeror te Shqiperise.

- Shoqata  nuk ka qellime politike dhe fetare, eshte jofitimprurese dhe e pavarur.

- Shoqata ka si objektiv te ndihmoje studentet shqiptare qe duan te studiojne ne Itali nepermjet informacioneve rreth studimit, orientimit dhe aktiviteteve te  tjera te dobishme.

- Shoqata ka qellim te ndihmoje dhe te nxise riintegrimin e studenteve shqiptare ne Atdhe.

 - Shoqata impenjohet te organizoje aktivitete kulturore per te nxitur dhe forcuar miqesine  midis studenteve shqiptare, italiane dhe te tjere.

- Shoqata impenjohet per te patur nje mjet informacioni ( gazete, faqe interneti, faqe informative, etj)

- Pasuria e shoqates mund te perdoret dhe te shfrytezohet vetem sipas ketij statuti. Asnje pjesetari te saj nuk i lejohet te perfitoje ne emer te shoqates,  te shfrytezoje pasurine e saj per qellime personale, ose jashte qellimeve te shoqates.

4. Anetaret

Te gjithe studentet shqiptare qe studiojne ne Milano dhe ne veri te Italise mund te jene anetare te shoqates pa kufi moshe apo  te tjeter natyre.

Mund te jene anetare nderi te gjithe personat fizike ose juridike qe mbeshtesin qellimet e shoqates dhe qe jane te interesuar per iniciativat e saj.

Cdo anetare per anetaresimin e tij ne shoqate duhet te paguaje kuoten prej 5 € Euro ne vit. Cdo anetar duhet te paguaje kete kuote nje here ne vit. Keshilli drejtues mund te ndryshoje kete kuote me vendim te miratuar nga 2/3 e anetareve te tij.   

Anetaret e nderit nuk kane te drejte vote.

5. Perjashtimi i Anetarit.

Anetari  mund te perjashtohet ne keto raste:

 a) doreheqje

b) Perjashtimi i Anetarit vendoset nga Keshilli Drejtues per  keto motive: per shkelje te rendit publik, per akte te pahijshme sipas sistemit juridik italian, kryerjen e aktiviteteve qe bien ne kundershtim me ate te shoqates,  mospagim kuote.

 c) shkrirje te shoqates.

Doreheqja mund te kerkohet ne cdo moment neprmjet nje kerkese te shkruar paraqitur Keshillit drejtues.

Perjashtimi i Anetarit vendoset nga Keshilli Drejtues vendoset me 2/3 e votave te anetareve te tij. Doreheqja pranohet pa votim.

6. Mbledhjet

Mbledhjet e Asamblese se pergjithshme te anetareve thirren nga Keshilli Drejtues. Keshilli ka detyre te njoftoje anetaret te pakten 7 (shtate) dite perpara, me perjashtim te rasteve te jashtezakonshme.

Mbledhjet e zakonshme te Keshillit Drejtues zhvillohen nje here ne muaj. Keshilli   mund te mblidhet nga Presidenti ne mbledhje te jashtezakonshme apo kur kete e kerkojne te pakten 5 anetare te Keshillit. Anetaret mund te marrin pjese ne mbledhjet e Keshillit Drejtues.

Mbledhjet e Asamblese se pergjithshme te anetareve zhvillohen nje here ne vit. Mbledhjet e jashtezakonshme me anetaret thirren nga Keshilli Drejtues ose kur e kerkon 1/3 e anetareve.

Gjithe dokumentacioni i mbledhjeve do  te ruhet ne arkivin e shoqates dhe cdo anetar mund te konsultoje arkivin.

Ne mbledhjet e Asamblese Keshilli Drejtues eshte i detyruar te raportoje rreth punes dhe aktivitetit te te gjithe strukturave te shoqates..

7. Keshilli Drejtues

Keshilli Drejtues perbehet nga:

a)      Kryetari i pergjithshem

b)      Koordinatori i pergjithshem

c)      Pergjegjesi Informatik

d)      Kryetari dhe Koordinatori  per “New Age” prane cdo Universiteti

Keshilli Drejtues zgjidhet nje here ne dy vjet nga Asambleja e pergjithshme e anetareve qe thirret ekskluzivisht per zgjedhjet dhe ka keto detyra: 

a) Administrimin e te gjithe aktivitetit te shoqates.

b) Administrimin e pasurise se shoqates.

c) Thirrjen e Asamblese dhe organizimin e zgjedhjeve

Mbledhjet e Keshillit Drejtues behen nese jane te  pranishem 3/5 e anetareve te Keshillit, dhe vendimet merren me 2/3 e te pranishmeve. Anetaret ne keto mbledhje mund te marrin pjese pa te drejte vote.

Kryetari i pergjithshem, Koordinatori i pergjithshem, Pergjegjesi Informatik zgjidhen nga Asambleja me shumicen absolute nga te pranishmit. Kryetari i pergjithshem dhe Koordinatori i pergjithshem kane keto detyra:

a)      Thirrjen e Keshillit Drejtues dhe te Asamblese.

b)      Perfaqesimin ligjor te shoqates.

c)      Perfaqesimin e shoqates ne gjykim.

d)      Kane detyre te mbajne kontabilitetin, arken dhe dhenien e mandat-pagesave te pajisura me firmen e Kryetarit te pergjithshem dhe te Koordinatorit te pergjithshem dhe te japin llogari ndaj kerkeses se cdo anetari te Keshillit drejtues.

Cdo anetar i Keshillit drejtues ka te drejten e nje vote dhe ne rast barazie vota e Kryetarit vlen si dy.

 

8. Asambleja e pergjithshme e anetareve

 Asambleja e pergjithshme e anetareve thirret nga  Kryetari i pergjithshem dhe nga Koordinatori i pergjithshem dhe ka keto detyra:

a) Te zgjedhe Kryetarin e pergjithshem, Koordinatorin e pergjithshem dhe  Pergjegjesin Informatik, perjashtuar detyrat e marra ne Aktin Themeltar.

 b) Te aprovoje iniciativa apo aktivitete te propozuara nga Keshilli Drejtues.

c) Te aprovoje kriteret e drejtimit te shoqates te propozuara nga Keshilli Drejtues.

Vendimet e Asamblese merren me shumicen e votave te te pranishmeve.

 

9. Pasuria

Shoqata kryen aktivitetet statutore me mbeshtetjen vullnetare te anetareve, apo me mbeshtetjen financiare te anetareve apo te te treteve.

Jane pasuri gjithashtu dhurimet dhe kontributet qe vijne nga persona private ose publike.

 

10. Statuti

Ky Statut dhe Akti Themeltar mund te modifikohen me aprovimin e 2/3 te anetareve te Keshillit Drejtues ose te Asamblese me ¾ e numrit te pergjithshem te anetareve.

 

11. Shkrirja

Per te vendosur shkrirjen e shoqates nevojiten ¾ e votave te anetareve te Keshillit Drejtues. Vendimi duhet te aprovohet nga 2/3 a Asamblese se anetareve.

Shkrirja e shoqates vendoset ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Keshillit Drejtues. Ne rastin e shkrirjes diskutohen te gjitha  ceshtjet qe kane te bejne me aktivitetin e shoqates.

Ky Statut nenshkruhet nga te gjithe themeluesit, ne 3 kopje.

Milano, 26 Shtator 2004.

top


New AGE contact@newagera.org

Faqe e Gjeneruar në: 0.08 Sekonda