Kush eshte Online?
|
|
Tani kemi, 18 Vizitues(ė) dhe 0 Anėtar(ė) nė sit.
Nuk njihemi akoma? Regjistrohu falas Kėtu |
|
Login
|
|
| Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara. |
|
Statistika
|
|
|  |
20 vjet nga heqja e Perdes së Hekurt A e ka ndryshuar Evropën integrimi i vendeve të
Dėrguar tė 12:17:45 04 June 2009 nga bela |
|
|
20 vjet nga heqja e Perdes së Hekurt. A e ka ndryshuar Evropën integrimi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore?
http://www.yllpress.com/3234/20-vjet-nga-heqja-e-perdes-se-hekurt.html
Nga Blerina Kushta
29 tetori i 2004 me firmën e tij shënon në Romë themelimin e
Kushtetutës Evropiane. Ky Traktat nuk solli vetëm shtyllat e tregut të
përbashkët, të politikës së jashtme e të sigurisë, të fushës së
drejtësisë por edhe iniciativa integruese midis grupeve të vendeve
anëtare.
Për këtë të fundit është folur shumë duke filluar nga politologët më të njohur, sociologët, mediat apo dhe qytetarët.
Konceptimi i identitetit evropian mbetet i rrethuar nga mendime
antagoniste. Disa komentatorë e kanë argumentuar si nevojën e formimit
të një identiteti të përbashkët evropian në mënyrë që të forcojë
procesin e integrimit dhe të sjellë një gërshetim të shtresave të
ndryshme social-kulturore.
Të tjerë e kanë artikuluar idenë e Evropës dhe identitetin e saj si një
pjesë konkrete në funksion të shtetit-komb duke ditur se që pas
traktatit të Westfalisë (1968) një nga pikat kyçe të Modernizmit
evropian ishte sistemi i shtetit.
Procesi i integrimit është i bazuar në një grup shtetesh që mblidhen së
bashku për të bashkëpunuar dhe jo vetëm. Ajo është gjithashtu një
pikënisje dhe vazhdimësi e këtyre strukturave politiko-sociale dhe
ekonomike. Ai duhet parë si proces dhe si projekt njëkohësisht.
Tre pikat që zhvillojnë këtë temë janë : njohja e diferencave dhe e
shumëllojshmërisë, multikulturalismi dhe nënshtetësia. Kontinenti
evropian karakterizohet nga cleavages etnike, socio-kulturore, fetare
etj. Kalimi i këtyre barrierave u cel me krijimin e parametrave të
bashkëpunimit në mënyrë që të arriheshin nivelet e familjes së madhe.
Sic e kishin parashikuar më parë Jean Monnet dhe Robert Schuman se si
bashkëveprimi ekonomik do të mbaronte për t’ia lënë radhën politikës së
bashkëpunimit dhe integrimit më pas ashtu edhe Bashkimi Evropian
nënvizoi përfitimet e një organizate që promovon komunitetin dhe
interesat e përbashkëta. Ky organizëm sot mbështjell mbi 27 shtete
anëtare me mbi 500 milion qytetarë të shpërndarë nga Atlantiku e deri
në kufijtë e Federatës Ruse.
BE është një realitet gjithmonë në evolucion. Procesi i gjatë i
zgjerimit s’ka përfunduar ende për shtetet kandidate dhe kandidate të
ardhshme si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi .
Evropa e nesërme mund të radhisë mbi 40 shtete duke ngritur hipoteza
edhe për skenarë akoma më ambicioze si për shembull tërheqjen e atyre
shteteve të cilat për arsye ekonomike apo politike nuk kane aderuar si
Norvegjia, Islanda, Liktenshtejni ose shtete të tjera që kanë qënë
pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aty ku bashkëjetonin mbi 23 gjuhë pas 2004 u shtuan dhe ajo bullgare e
rumune. Midis kësaj game s’kemi pse flasim për një homogjenizim të
kulturave por një bashkim mes shume të veçantash.
Identiteti kolektiv është njohur nga të dy shkollat e mendimit klasik
dhe kontemporan si një kusht i domosdoshëm për një vendim-marrje
demokratike dhe për qëndrueshmërinë e regjimeve politike (Mill).
Një aventurë e madhe kjo e BE në forcimin e bashkëveprimit midis
shteteve anëtare dhe në ushqyerjen e lidhjes ekonomike dhe politike. Në
disa shtete anëtare të votosh do të thotë të lehtësosh integrimin,
hyrjen në komunitet, të përmirësosh raportin me popullsinë autoktone.
Në disa të tjera me anë të "Affirmative Action" dmth me përcaktimin e
kuotave në shkolla dhe universitete për qytetarët e huaj përkthehet si
një ogur i mirë në strategjinë e integrimit. Duket se loja ka
funksionuar përderisa janë evidentuar arritje të mëdha në fushën e
përfaqësimit.
Një shembull i mire është Nyamko Sabuni e para ministre me ngjyrë në
Stokholm apo në Londër ku një qytetare e lindur në Marok bëhet pjesë e
"Chamber of Lords”, për ta mbyllur me taoisten Anna Lo e cila është e
para kineze deputete e Irlandës dhe e Evropës veriore.
Bashkimi Evropian ka ndërmarrë këto vitet e fundit politika kulturore
duke i dhënë prioritet vendeve anëtare . Këto përparësi përqendrohen në
tre lëmë kryesore : Arsimi shkollor dhe i lartë nën profilin e
shkëmbimit midis nxënësve dhe mësuesve; Formimi profesional dhe shanset
e barabarta; Promovimi i aktiviteteve ndërkombëtare.
Tashmë burimet dhe energjitë e këtyre politikave janë harmonizuar e
punojnë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. BE nxit kështu në
mënyrë të veçantë përvetësimin e gjuhëve të huaja, përftimin e
kompetencave teknologjike, zhvillimin e aktivizimit social dhe aftësisë
për të punuar në grup.
Projektet për mobilitetin ndërkombëtar të të rinjve si "Leonardo Da
Vinci" apo "Socrates" si dhe programin "Erasmus" të cilat so bashku
kanë si qëllim të arrijnë objektivat e lartpërmendur. Në vitin 1987
nisma Erasmus përfshinte 3.000 studentë ndërsa në 2000 mbi 111.000
vetëm nga fakultetet e gjuhëve të huaja, sot marrin pjesë 2199
institucione dhe 31 shtete. Bursat janë shtuar edhe për shtete të tjera
midis tyre edhe Shqipëria ne kuadrin e fondeve të jashtme.
Të rinjtë kalojnë një periudhë nga 3 deri në 12 muaj në shtetin pritës
për të vazhduar karrierën mësimore duke përftuar kështu jo vetëm një
gjuhë të huaj dhe metoda të reja studimi por edhe bashkëjetesën në
rezidenca me njerëz nga e gjithë bota si dhe përballen me mënyra të
ndryshme të konceptimit të jetës.
Së fundmi Komisioni Evropian ka vënë në punë një program të ri të
quajtur Lifelonging Learning Programme (LLP) qe do të mbulojë periudhën
2007-2013 e që mbledh gjithë degëzimet e programeve të përcjella më
lart në një trung .
Dihet se të rinjtë mund të konsiderohen si barometri më i ndjeshëm i
tendencave kulturore dhe e sistemit të vlerave. Sot pas 20 vjetësh nga
heqja e Perdes së Hekurt të rinjtë tregojnë se si Evropa nuk është më
një ëndërr, se si lindja me perëndimin bashkohen, lëvizin, udhëtojnë,
shkëmbejnë mesazhe, vallëzojnë, përcjellin këngë, kompozojnë melodi,
kridhen mes dijes së njëra-tjetrës, mblidhen si një tufë lulesh plot
larmi.
|
|
| |
Links Tė Ngjashėm
|
|
Voto Artkullin
|
|
Mesatarja: 5 Vota: 1

|
|
Opcione
|
|
|