Menu
|
|
Statistika
|
|
|  |
Zgjedhje në Universitetin e Milanos, konkurojne studentet shqiptare
Postato il 20:09:40 13 May 2009 di bela |
|
|
Zgjedhje në Universitetin e Milanos, konkurojne studentet shqiptare
http://www.yllpress.com/2934/zgjedhje-ne-universitetin-e-milanos-konkurojne-studentet-shqiptare.html
Nga Blerina Kushta
“NewAge/ Isawo” quhet bashkimi i dy shoqatave studentore, dhe nen kete
emër është lancuar grupimi me studentët shqiptarë: Blerina Kushta dhe
Rea Nepravishta te cilat konkurojne ne zgjedhjet studentore te
Universitetit te Milanos.
Risia e ketij viti ne Itali eshte se midis kandidaturave prezantohen
edhe dy studente shqiptare te cilet konkurojne ne zgjedhjet studentore
Universitetit te Milanos.
Ata jane kandidatë pretendentë per Keshillin e Fakultetit te Shkencave Politike në Milano.
Aktualisht Rea po specializohet në kursin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kurse Blerina ndjek studimet ne Shkenca Politike.
Komuniteti i studenteve te huaj dhe kryesisht ai shqiptar ne fakultet
eshte i madh. Ndaj edhe lista perkrah shperndarjen e kultures
nderkombetare.
Ne programin e saj shprehet se do ti sherbeje studenteve te huaj ne
orientim, do te ndihmoje studentet italiane e te huaj qe deshirojne te
kryejne nje periudhe studimi ose praktike jashte vendit, do te behet
ure lidhese midis studenteve dhe profesoreve, do te ndihmoje studentet
e huaj dhe italiane ne zgjidhjen e problemeve burokratike.
Shoqatat kane mbi krahe nje eksperince disa vjecare ne organizime e
manifestime kulturore, sportive, argetuese midis te cilave edhe “Javen
e kultures nderkombetare” , simulimin e OKB “MediolaMun” nen kujdesin e
Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes.
Organizatat bashkepunojne me Bashkine e Milanos, Rajonin e Lombardise ,
provincen dhe me shume istitucione kombetare dhe internacionale. Disa
nga sherbimet e kryera nga shoqatat jane : asistence studenteve te huaj
dhe Erasmus, sherbim per permiresimin e gjuhes angleze per studentet ne
pergjithesi prane Universitetit Milano-Bicocca.
Gjate fushates elektorale listat kane pasur Stand-et e tyre si fillim
ne ditet 28 dhe 30 prill. Kane shperndare broshura dhe manifestime ne
lidhje me programin , idete dhe prezantimin e kandidateve. Takimet kane
vazhduar edhe ne datat 4 e 6 maj duke e finalizuar fushaten me
Aperitivin Elektoral ne lokalin me te specializuar per mbremje
nderkombetare Old Fashion Cafè .
Lista me studentët shqiptarë është parë me shumë kuriozitet dhe ne
fillim me pak hije dyshimi.Por studentet pjesemarres kane qene te
shumte. Gjate takimeve kane sjelle pyetjet e tyre, kane shprehur
problematikat e jetes studentore.
Nga ana tjeter disa studentë italiane e kane përkthyer krijimin e
grupit “NewAge/Isawo” si organizimi i disatë nga listat e majta , te
tjera zera perkundrazi I veshin nuancat e grupimeve te djathta.
Pergjegjesi administrativ Lulzim Elezaj thekson se lista nuk ka anime
politike, besime fetare por tenton te mbroje interesat e studenteve te
huaj ne pergjithesi.
Interesim ka pasur edhe nga gazeta e shumenjohur La Reppublica dhe nga
media lokale La Sestina. Studentet shqipare shpresojne te kene
mbeshtetjen nga studentë të tjerë të vendeve të huaja pse jo edhe nga
ata italiane.
Arritja ne organet drejtuese te fakultetit do te sillte kthimin e nje
faqe-je te erret ne Itali dhe do te behej shembull per shqiptaret ne
Universitetet e tjera.
Verdikti final do te jete pas votimeve te 13-14 majit.
|
|
| |
Links Correlati
|
|
Article Rating
|
|
Opzioni
|
|
|