· Treguesi
· Informacione
· Lajme te vjetra
· Pyetesor
· Radio
· Sondazhe
· Statuti
· Video


   Statistika
Free counter


Home > Informacione

New Albanian Generation Era Informacione



Kategoria: Kryesore -> Konvertimi i diplomave

·  Konvertimi i diplomave

·  Konvertimi i diplomave

Dokumentet per konvertimin e diplomes:
1. Kerkese drejtuar Drejtorise se Arsimit te Larte dhe Njohjes se Diplomave
2. Fotokopjen e diplomes ose certifikates ne gjuhen e vendit ku ka studiuar te perkthyer ne shqip dhe te noterizuara
3. Fotokopjen e listes se notave ne gjuhen e vendit ku ka studiuar, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar
4. Programin zyrtar te detajuar te studimeve dhe te konfirmuar nga institucioni ku ka studiuar dhe ka leshuar diplomen ose certifikaten, te perkthyer ne shqip dhe te noterizuar
5. Shtojcen e diplomes, (nese ka)
6. Fotokopjen e pasaportes dhe certifikates origjinale se lindjes me fotografi
7. Certifikate martese (nese eshte i martuar)
8. Formatimin e aplikimit te plotesuar ne origjinal
9. Mandat-pagesen
10. Dy fotografi
 
Futja e sistemit ECTS
    
Në arsimin e lartë shqiptar po i jepet përparësi dhe futjes së Sistemit Europian të Transferimit të Krediteve (ECTS). Ky sistem u ngrit nga Komisioni i BE, me qëllim që të bëjë të mundur kryerjen e procedurave të zakonshme, që sigurojnë njohjen akademike të studimeve jashtë shtetit. Ai realizon matjen dhe një mënyrë krahasimi të arritjeve të të mësuarit si dhe të transferimit të tyre, nga njëri universitet në tjetrin.
Në vendin tonë për herë të parë, UT ndërmori iniciativën për të ndërtuar sistemin e krediteve duke botuar kurrikulat e reja të shprehura në kreditet ECTS në vitin 2003.

E gjithë kjo punë reflektohet në PAKETAT E INFORMACIONIT, të hartuara nga grupet e ngritura pranë çdo fakulteti të këtij Universiteti.
Në UT, krijimi i Sistemit të Pikëve të Kreditit, është përpjekje për të realizuar, në vazhdim, reforma të rëndësishme, si kërkesë e domosdoshme për t’u integruar rrjetin universitar evropian. Vendosja e këtij sistemi erdhi si një ndër kërkesat themelore të ristrukturimit të arsimit të lartë, që parashtrohen në Deklaratën e Bolonjës, parimet e së cilës i ka pranuar dhe po punon për t’i realizuar UT. Vendosja e Sistemit të Krediteve i krijon mundësi studentëve shqiptar që të transferohen, në vite të ndërmjetme, në universitete europiane (sikurse mundëson edhe studentë të huaj për të ardhur në UT).
Lëvizja e studentëve është konsideruar nga Komuniteti Europian si një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit ndëruniversitar. E rëndësishme është edhe njohja e viteve të studimit ose të provimeve të kryera për lëndë të veçanta pranë Shkollave të Larta të huaja nga shtetas shqiptarë (ose të huaj) që vijnë në Shqipëri dhe kërkojnë të vazhdojnë (ose përfundojnë) studimet në shkollat e larta të Shqipërisë.
Tashmë, për herë të parë në historinë e universiteteve shqiptare, mund të themi se u ndërtua Sistemi i Pikëve të Krediteve, si një ndër hapat e domosdoshme drejt njohjes së UT në rrjetin Europian.


Universitetet e tjera të vendit po përgatiten këtë vit akademik për të filluar pasqyrimin e lëndëve jo vetëm në ore mësimore por edhe në kredite. Me Udhëzim të veçantë të MASH, në fund të vitit akademik 2004-05, lista e notave që shoqëron diplomën, do të pasqyrojë jo vetëm vlerësimin kombëtar me nota, por njëkohësisht shprehjen e lëndëve në kredite dhe vlerësimin me nota sipas sistemit ECTS.
Në bazë të Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, për arsimin e lartë me kohëzgjatje të plotë, një semestër do të ketë afërsisht 30 kredite ECTS. Një vit akademik të ketë 60 kredite ECTS. Diploma universitare me kohëzgjatje tre vjeçare të studimeve të përmbajë 180 kredite. Diploma universitare me kohëzgjatje mbi tre vjet, për çdo vit më tepër do të përmbajë 60 kredite më shumë.
Kreditet konsiderohen të fituara në rastin kur studenti është vlerësuar me notë kaluese në lëndën përkatëse. Studenti kalon në vitin pasadhës, kur ai fiton 30 kredite të vitit që vazhdon studimet. Çdo fakultet përcakton sasinë e krediteve të detyrueshme për lëndë të caktuara, pa fitimin e të cilave, studenti nuk kalon në vitin pasardhës edhe në rastin kur ka fituar 30 kredite.

Futja e Suplementit të Diplomës
    
Një nga objektivat e mbledhjes së Bolonjës është njohja dhe ekuivalentimi i niveleve të studimit. Suplementi i Diplomës është një praktik dhe konceptim i ri ne arsimin e lartë. Politika evropiane për arsimin e lartë shkon në njohjen e diplomave në BE.
Suplementi i Diplomës është një dokument që i bashkëngjitet shenjës, qëllimit të diplomës së arsimit të lartë dhe provon “transparencën” ndërkombëtare dhe ndihmon në njohjen e lehtë akademike dhe profesionale të kualifikimeve (diplomës, shkallët, certifikatave etj.)
Suplementi i diplomës është përkrahur dhe mbështetur në shumë vende të Evropës, është parë si një mundësi për mobilitetin e studimeve të studentit, nga njeri vend në tjetrin dhe më pas krijimin e lehtësirave ligjore e akademike për të plotësuar studimet përmes dhënies së provimeve plotësuese dhe pajisja e kujtdo me një suplement diplome.
Me Udhëzim të veçantë të MASH, këtë vit akademik fillon implementimi në praktikë i “Shtojcës së diplomës”.
Për këtë janë hartuar:
    1. Modeli i shtojcës së diplomës, e cila mund të pësojë modifikime të vogla sipas specifikave që kanë universitetet.
    2. Notat spjeguese për të gjitha zërat që përmban “Shtojca e diplomës”.
    3. Fjalori spjegues i termave.
Kështu së bashku me diplomën studentët do të kenë edhe suplementin e diplomës që do të shoqërojë atë. Në përfundim të studimeve sekretaritë e njësisë mësimore përkatëse e pajisin të diplomuarin me shtojcën e diplomës
Procesi i njohjes së diplomeve dhe certifikatave
    
Sipas Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, njohja e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja (jashtë shtetit) kupton konfirmimin ligjor  nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të arsimimit të arritur dhe siguron të drejta të barabarta me arsimimin në Shqipëri.Njohja akademike e diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja, e cila kryhet në Republikën e Shqipërisë, jep mundësinë e vazhdimit të arsimimit, të kualifikimit dhe mundësinë e punësimit në Republikën e Shqipërisë.
Mënyrat e njohjes akademike të  diplomave dhe certifikatave të fituara në shkollat e larta të huaja nga shtetas shqiptarë dhe të huaj, janë:
  1. E drejtpërdrejtë, kur ato janë të vendosura me emërtim për njohje të ndërsjellë në marrëveshjet dypalëshe të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me vende të tjera.
  2. Me ekuivalentim, kur ato nuk janë të përfshira me emërtim në marrëveshjet ndërqeveritare dhe nuk kanë nevojë për plotësim diferencash.
  3. Me plotësim diferencash të verifikuara
Në vendin tonë është krijuar baza ligjore për njohjen e diplomave të fituara jashtë vendit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Shqipëri, DALNjD, ka filluar realisht procedurat e njohjes së diplomave të fituara në shkollat e larta të huaja. Ajo ka hartuar rregulloren e komisionit dhe modelet e njohjes së diplomave. Të njohura reciprokisht janë diplomat e shkollave të larta me të cilat vendi ynë ka marrëveshje shtetërore si me Rusinë, Maqedoninë dhe Bullgarinë. Njohjen e të gjitha diplomave të universiteteve të vendeve të tjera e të shkollave të larta jo universitare, bëhet duke vënë përballë programet e tyre me programet tona në degët përkatëse, për të plotësuar kriteret dhe ndonjë provim plotësues. Kriteret për njohjen e diplomave të vendeve të huaja zbatohen si për shtetasit shqiptarë dhe për shtetasit e huaj që duan të punësohen në vendin tonë.
Blerina Kushta

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]



top


New AGE contact@newagera.org

Faqe e Gjeneruar nė: 0.01 Sekonda