· Treguesi
· Informacione
· Lajme te vjetra
· Pyetesor
· Radio
· Sondazhe
· Statuti
· Video


   Statistika
Free counter


Home > Informacione

New Albanian Generation Era Informacione



Kategoria: Kryesore -> GUIDE PER STUDENTET SHQIPTARE

·  

·  

Guide per studentet shqiptare

 

·      Leja e qendrimit (Permesso di soggiorno)
 Studenti duhet te paraqese kerkesen per leje qendrimi (permesso di soggiorno)  brenda 8 diteve qe ka shkelur ne territorin italian. Ky eshte dokumenti me i rendesishem per te huajt ne Itali. Kerkesa tashme behet prane Postave (Poste Italiane) vetem prane atyre qe kane te ashtuquajturat “sportello Amico”.Tek keto te fundit mund te terhiqni modulet perkatese te mbledhura ne nje “kit”.
Dokumentacioni i nevojshem per pajisjen me leje qendrimi eshte :
1.      Pasaporta

2.      Fotokopje e gjithe  pasaportes me te dhenat anagrafe dhe te vizes se hyrjes

3.      4 fotografi format pasaporte
4.      Certificate regjistrimi prane insituteve, shkollave, universiteteve ,ne origjinal  dhe fotokopje
5.      Sigurim shendetsor ose regjistrim prane Sherbimit shendetsor kombetar (Servizio Sanitario Nazionale reth 150 euro , ose Ina Assitalia rreth 100 euro)
6.      Pulla poste ( rreth 14,62 euro)

7.      Dokument tregues  i mjeteve ekonomike mbeshtetese si : kredit bankar , burse studimesh etj.

8.      Deklarate mikpritjeje ose kontrate qeraje te shtepise.

9.      Fotokopjen e pageses se shumes per leshimin e lejes se qendrimit elektronike ( rreth 27,50 euro)

10.  Fotokopjen e pageses se shumes per sherbimin e ofruar nga Postat Italiane (rreth 30,00 euro)
 

Te gjitha keto dokumente i bashkengjiten moduleve te plotesuar qe gjenden brenda “kit-it”. Zarfi dorezohet serisht prane sporteleve te autorizuara. Ne kete moment posta ju pajis me nje mandat e quajtur “cedolino” ose “ricevute” deri ne mometin kur leja e qendrimit eshte gati. Kjo ricevute ka te njejten vlere te lejes se qendrimit por nuk te lejon te dalesh nga territori italian (pervec rasteve te vecanta).
Per me shume informacion:
Portale immigrazione  http://www.portaleimmigrazione.it/
Poste Italiane    http://www.poste.it/azienda/ufficipostali/eli2/soggiorno/
Call Center
800.309.309
 Numer i Verdhe
803.160

      Komisariate te Milanos
Via Fatebenefratelli, 11- tel: 02.62261 Milano
Via Montebello, 26 - MM 3 Turati (Linja e verdhe)
Via Cagni, 21 – MM 3 Zara (Linja e verdhe)
Viale Certosa,7- MM 1 Duomo (Linja e kuqe dhe e verdhe)
http://www.poliziadistato.it/pds/index.html 
 

·      Kodi fiskal (Codice fiscale)
Kodi fiskal eshte nje kod qe te identifikon ne veprimet financiare dhe ne pergjithsi ne sherbime ku qarkullojne shuma te medha parash. Keshtu i lejon shtetit te kontrolloje fluksin e parave dhe te luftoje evazionin fiscal. Kodi fiskal eshte i domosdoshem si dokument ne momentin e deklarimit te te ardhurave familjare ne Universitet si dhe per kerkesa burse te mundshme.Per tu pajisur me kodin fiskal duhet te paraqiteni prane Agjensise se hyrjeve (Agenzia delle entrate) te zones. Dokumentat e nevojeshme jane:

1.      Pasaporta me vizen perkatese, fotokopje te pasaportes dhe vizes
2.      Leja e qendrimit ose cedolino. (fakoltative)

Per me shume informacion: Uffici locali dell’Agenzia delle Entrate
Via della Moscova, 2 – tel: 02.63679.1
Via Ugo Bassi, 4 – tel: 02.69716.1
Via Bistolfi, 5 – tel: 02.21049.1
Via Abetone, 10 – tel: 02.54001.1
Via dei Missaglia, 97 - tel: 02.89307.1
Piazza Stuparich, 2 – tel: 02.33025.1
http://www1.agenziaentrate.it/indirizzi/agenzia/uffici_locali/lista.htm?m=2&pr=MI 
                                                            
·      Asistence shendetsore (Assistenza sanitaria)
E drejta e shendetit eshte e garantuar per te gjithe qytetaret nga nje bashkesi strukturash dhe sherbimesh e quajtur Sherbimi shendetsor kombetar ( Servizio Sanitario Nazionale). Regjistrimi ne SSN ben te mundur perfitimin e nje serie sherbimesh shendetsore falas ose me cmim te reduktuar me ane te pageses se nje kuote minimale (ticket sanitario). Ky regjistrim eshte fakoltativ dhe vetem per titullaret e lejes se qendrimit per motive studimi. Ne mungese te regjistrimit ne SSN garantohet nje asistence mjeksore urgjente prane Ndihmes se shpejte (Pronto Soccorso Ospedalieri), fale sigurimit shendetsor (polizza assicurativa) te paraqitur per lejen e qendrimit . Dokumentacioni i nevojshem per regjistrimin ne SSN eshte:

1.      Leja e qendrimit ose cedolino

2.      Kodi fiskal

3.      Mandat tregues i derdhjes se kuotes per fondin shendetsor rajonal.

Regjistrimi behet prane zyres ASL (Azienda Sanitaria Locale) prane zones suaj.
http://www.asl.milano.it
Ne rast semundjeje telefononi nr e Tel: 118
 

Asistence shendetsore falas ne Milano
 

Centro Naga
Via Bligny, 22- Milano
Tel: 02.5830140  http://www.naga.it 

 

Opera San Francesco- Poliambulatorio
Via Nino Bixio, 33- Milano
Tel: 02.77122400  http://www.operasanfrancesco.it 

 

Ambulatorio Medico Popolare
Via dei Transiti,28- Milano, c/o Casa Occupata
Tel: 02.26827343
 

Centro San Fedele
Piazza San Fedele, 4- Milano
Tel: 02.72008028
 

Centro San Martino
Corso Concordia,3- Milano
Tel: 02.38010589
 

·      Llogari rrjedhese (Conto corrente)
Eshte pothuajse e detyrueshme hapja e nje llogarie rrjedhese (conto corrente) sepse pjesa me e madhe e veprimeve financiare, si norme nuk kryhen me me para kesh (cash). Llogaria rrjedhese mund te hapet ne banke ose prane zyrave postale. Te hapesh nje llogari rrjedhese ne poste kushton me pak sepse ka me pak  shpenzime administrative (spese di gestione). Dokumentacioni i nevojeshem per hapjen e saj eshte :

1.      Dokument identifikimi (pasaporte)

2.      Leja e qendrimit (permesso di soggiorno)
3.      Kodi fiskal (codice fiscale)

 

·      Regjistrimi ne  universitet (Immatricolazione)
Pasi te keni verfikuar se keni kaluar provimin e gjuhes italiane prane zyres per studentet e huaj (ufficio Stranieri) mund te regjistroheni ne universitet per fakultetin dhe degen e deshiruar. N.q.s keni kaluar provimin e gjuhes italiane dhe nuk keni kaluar testin e pranimit (test di ammissione) te deges me nr te  mbyllur, mund te beni kerkese per tu regjistruar ne nje dege tjeter me hyrje te lire. Regjistrimi mund te kryhet vetem n.q.s se dega alternative qe zgjidhni disponon ende vende te lira per sudentet e huaj. N.q.s nuk keni kaluar provimin e gjuhes italiane nuk mund te regjistroheni ne universitet. Per tu regjistruar ne universitet duhet te terhiqni dhe plotesoni modulet perkatese prane ufficio Stranieri. Duhet te paguani kestin e pare te taksave universitare dhe te paraqisni ne origjinal diplomen e matures. Gjithashtu duhet te paraqisni prane ufficio Stranieri deklaraten e te ardhurave familjare te cilat do te jene vendimtare per shumen qe do paguani per gjithe vitin shkollor.
 

·      Universitetet e Milanos
 

Universita degli Studi di Milano
Via Festa del Perdono, 7- 20122

Tel: 02.50312000  Fax: 02.50312076  http://www.unimi.it  

 

Universita degli Studi di Milano-Bicocca
Piazza dell’Ateneo Nuovo,1- 20126
Tel: 02.64486011- 64486084  Fax: 02.64486005  http://www.unimib.it

 

Politecnico di Milano
Piazza Leonardo da Vinci, 32- 20133
Tel: 02.23991/23992250-51-64  Fax: 02.23992106  http://www.polimi.it

 

Universita Commerciale “ Luigi Bocconi” Milano
Via Sarfatti, 25- 20136
Tel: 02.58361/58362199  Fax: 02.58362195  http://www.uni-bocconi.it

 

Universita “ Vita Salute S.Raffaele” Milano
Via Olgettina, 58- 20132
Tel: 02.26432794/26432243  Fax: 02.26432170/26433809  http://www.unihsr.it

 

Universita di lingue e comunicazione IULM-MI
Via Carlo Bo, 1- 20143
Tel: 02.891412321-891412316  Fax: 02.891412310  http://www.iulm.it

 

Universita Cattolica del Sacro Cuore
Largo Gemelli, 1- 20123
Tel: 02.72341-72342288  Fax: 02.72342704  http://www.unicatt.it 

 

·      A mund te punojne studentet e huaj?
Sipas ligjit italian si student i huaj mund te punosh deri ne 20 ore ne jave d.m.th pune me kohe te pjesshme (part-time). Ose mund te beni nje pune stinore per jo me shume se 6 muaj ,pra nje total prej 1040 ore per te gjithe vitin.
 

·      Bashkepunime studentore
  (Collaborazioni studentesche)
Per ti ardhur ne ndihme studenteve universitetet ofrojne mundesine e punesimit te shperblyer ne brendesi te strukturave te tyre. Per te bere te mundur kete gje duhet te regjistroheni ne fillim te vitit shkollor prane sekretarise se universitetit ose online ne nje nga zerat e faqes elektronike te fakultetit tuaj. Pas celjes se konkurseve mund te konkuroni per vendet e mundshme.
 

·      Si te levizni ne Milano
Per tu spostuar brenda Milanos mjetet me ekonomike jane ato te Azienda Trasporti Milano S.p.A (ATM), e cila mbulon zonen metropolitane. Kompania me e rendesishme e trenave eshte Trenitalia (ish Ferrovie dello Stato). Per tu spostuar nga periferia drejt veriut te Milanos mund te udhetoni me Ferrovie Nord.
 

Azienda Transporti Milanesi S.p.A
Foro Buonoparte, 61- 20121 Milano

Tel: 02.4800311  Fax: 02.48039210  Nr i verdhe: 800.808181
http://www.atm-mi.it 
 

Trenitalia S.p.A –Ferrovie dello stato
Tel: 89.2021(informacione) , 199.166177 (biletaria)
http://www.trenitalia.com 
 

Ferrovie Nord Esercizi
Tel: 02.20222 (24/7)  Fax: 02.85114672
http://www.ferrovienord.it 
 

Radiotaxi
Tel: 02.8585 (Autoradiotaxi)

Tel: 02.4040 (Taxi Blu)

Tel: 02.6969 (Yellow Taxi)


·      Biblioteka
Biblioteka Sormani eshte biblioteka kryesore e sistemit te bibliotekave komunale te Milanos (Biblioteche Comunali di Milano). Disponon nje pasuri dokumentare vecanerisht ne shkencat humane, juridike dhe artistike. Hyrja ne biblioteke eshte e lire dhe falas per te gjithe personat mbi 14 vjec.  Ne Milano gjenden 25 biblioteka te ashtuquajtura te lagjies (biblioteche rionali),te cilat gjithashtu jane te disponueshme per te gjithe. Per me shume informacion:
 

Biblioteca Sormani
Corso di Porta Vittoria, 6- 20122 Milano
Tel: 800.880066 (nr i verdhe)  02.88463397 (recepsion)
Fax: 02.88463353
 

Biblioteche rionali
http://www.comune.milano.it/webcity
 

Biblioteca Digitale
http://www.comune.milano.it/digitami/index.html 
 

·      Kinema
Ne pothuajse cdo lagjie te Milanos ka nga nje kinema. Informohuni per sallat qe ndodhen ne zonen tuaj:

 

·      Pube & Diskoteka
Per tu argetuar ne Milano ka per te gjitha shijet. Pa harruar ketu edhe festat e “New age”  te vetmet me muzike shqip.



 

 Pergatiti : Blerina Kushta
Public Relation “New Age”
Universita degli Studi di Milano,
Facolta di Scienze Politiche.
 

www.newagera.org
Email: contact@newagera.org
www.albstudent.net
mund te na vizitoni edhe ne blogjet:
www.hi5.com
www.facebook.com
www.myspace.com

[ Kthehu nė Fillim tė faqes ]



top


New AGE contact@newagera.org

Faqe e Gjeneruar nė: 0.01 Sekonda