· Treguesi
· Dergo Artikull
· Faqja Jote
· Informacione
· Kerkesa
· Lajme te vjetra
· Lista e Anėtarve
· Mail
· Mesazhe private
· New A.G.E. Forum
· Radio
· Sondazhe
· Statuti
· Video


   Kush eshte Online?
Tani kemi, 5 Vizitues(ė) dhe 0 Anėtar(ė) nė sit.

Nuk njihemi akoma? Regjistrohu falas Kėtu


   Login
Nickname

Password

Nuk keni akoma njė account? krijoje tani Kėtu!. Si pėrdorues i regjistruar mund tė shfrytėzosh dhe tė personalizosh tė gjitha shėrbimet e afruara.


   Statistika
Free counter


Home > News

Miresevini ne

New AGE
New Albanian Generation Era. Shoqata e studenteve shqiptare qe studiojne ne Milano.



  20 vjet nga heqja e Perdes së Hekurt A e ka ndryshuar Evropën integrimi i vendeve të
20 vjet nga heqja e Perdes së Hekurt. A e ka ndryshuar Evropën integrimi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore?

http://www.yllpress.com/3234/20-vjet-nga-heqja-e-perdes-se-hekurt.html

Nga Blerina Kushta

29 tetori i 2004 me firmën e tij shënon në Romë themelimin e Kushtetutës Evropiane. Ky Traktat nuk solli vetëm shtyllat e tregut të përbashkët, të politikës së jashtme e të sigurisë, të fushës së drejtësisë por edhe iniciativa integruese midis grupeve të vendeve anëtare.

Për këtë të fundit është folur shumë duke filluar nga politologët më të njohur, sociologët, mediat apo dhe qytetarët.
Konceptimi i identitetit evropian mbetet i rrethuar nga mendime antagoniste. Disa komentatorë e kanë argumentuar si nevojën e formimit të një identiteti të përbashkët evropian në mënyrë që të forcojë procesin e integrimit dhe të sjellë një gërshetim të shtresave të ndryshme social-kulturore.
Të tjerë e kanë artikuluar idenë e Evropës dhe identitetin e saj si një pjesë konkrete në funksion të shtetit-komb duke ditur se që pas traktatit të Westfalisë (1968) një nga pikat kyçe të Modernizmit evropian ishte sistemi i shtetit.

Procesi i integrimit është i bazuar në një grup shtetesh që mblidhen së bashku për të bashkëpunuar dhe jo vetëm. Ajo është gjithashtu një pikënisje dhe vazhdimësi e këtyre strukturave politiko-sociale dhe ekonomike. Ai duhet parë si proces dhe si projekt njëkohësisht.
Tre pikat që zhvillojnë këtë temë janë : njohja e diferencave dhe e shumëllojshmërisë, multikulturalismi dhe nënshtetësia. Kontinenti evropian karakterizohet nga cleavages etnike, socio-kulturore, fetare etj. Kalimi i këtyre barrierave u cel me krijimin e parametrave të bashkëpunimit në mënyrë që të arriheshin nivelet e familjes së madhe.

Sic e kishin parashikuar më parë Jean Monnet dhe Robert Schuman se si bashkëveprimi ekonomik do të mbaronte për t’ia lënë radhën politikës së bashkëpunimit dhe integrimit më pas ashtu edhe Bashkimi Evropian nënvizoi përfitimet e një organizate që promovon komunitetin dhe interesat e përbashkëta. Ky organizëm sot mbështjell mbi 27 shtete anëtare me mbi 500 milion qytetarë të shpërndarë nga Atlantiku e deri në kufijtë e Federatës Ruse.

BE është një realitet gjithmonë në evolucion. Procesi i gjatë i zgjerimit s’ka përfunduar ende për shtetet kandidate dhe kandidate të ardhshme si Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi .
Evropa e nesërme mund të radhisë mbi 40 shtete duke ngritur hipoteza edhe për skenarë akoma më ambicioze si për shembull tërheqjen e atyre shteteve të cilat për arsye ekonomike apo politike nuk kane aderuar si Norvegjia, Islanda, Liktenshtejni ose shtete të tjera që kanë qënë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik.
Aty ku bashkëjetonin mbi 23 gjuhë pas 2004 u shtuan dhe ajo bullgare e rumune. Midis kësaj game s’kemi pse flasim për një homogjenizim të kulturave por një bashkim mes shume të veçantash.

Identiteti kolektiv është njohur nga të dy shkollat e mendimit klasik dhe kontemporan si një kusht i domosdoshëm për një vendim-marrje demokratike dhe për qëndrueshmërinë e regjimeve politike (Mill).

Një aventurë e madhe kjo e BE në forcimin e bashkëveprimit midis shteteve anëtare dhe në ushqyerjen e lidhjes ekonomike dhe politike. Në disa shtete anëtare të votosh do të thotë të lehtësosh integrimin, hyrjen në komunitet, të përmirësosh raportin me popullsinë autoktone.
Në disa të tjera me anë të "Affirmative Action" dmth me përcaktimin e kuotave në shkolla dhe universitete për qytetarët e huaj përkthehet si një ogur i mirë në strategjinë e integrimit. Duket se loja ka funksionuar përderisa janë evidentuar arritje të mëdha në fushën e përfaqësimit.
Një shembull i mire është Nyamko Sabuni e para ministre me ngjyrë në Stokholm apo në Londër ku një qytetare e lindur në Marok bëhet pjesë e "Chamber of Lords”, për ta mbyllur me taoisten Anna Lo e cila është e para kineze deputete e Irlandës dhe e Evropës veriore.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë këto vitet e fundit politika kulturore duke i dhënë prioritet vendeve anëtare . Këto përparësi përqendrohen në tre lëmë kryesore : Arsimi shkollor dhe i lartë nën profilin e shkëmbimit midis nxënësve dhe mësuesve; Formimi profesional dhe shanset e barabarta; Promovimi i aktiviteteve ndërkombëtare.
Tashmë burimet dhe energjitë e këtyre politikave janë harmonizuar e punojnë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. BE nxit kështu në mënyrë të veçantë përvetësimin e gjuhëve të huaja, përftimin e kompetencave teknologjike, zhvillimin e aktivizimit social dhe aftësisë për të punuar në grup.

Projektet për mobilitetin ndërkombëtar të të rinjve si "Leonardo Da Vinci" apo "Socrates" si dhe programin "Erasmus" të cilat so bashku kanë si qëllim të arrijnë objektivat e lartpërmendur. Në vitin 1987 nisma Erasmus përfshinte 3.000 studentë ndërsa në 2000 mbi 111.000 vetëm nga fakultetet e gjuhëve të huaja, sot marrin pjesë 2199 institucione dhe 31 shtete. Bursat janë shtuar edhe për shtete të tjera midis tyre edhe Shqipëria ne kuadrin e fondeve të jashtme.
Të rinjtë kalojnë një periudhë nga 3 deri në 12 muaj në shtetin pritës për të vazhduar karrierën mësimore duke përftuar kështu jo vetëm një gjuhë të huaj dhe metoda të reja studimi por edhe bashkëjetesën në rezidenca me njerëz nga e gjithë bota si dhe përballen me mënyra të ndryshme të konceptimit të jetës.

Së fundmi Komisioni Evropian ka vënë në punë një program të ri të quajtur Lifelonging Learning Programme (LLP) qe do të mbulojë periudhën 2007-2013 e që mbledh gjithë degëzimet e programeve të përcjella më lart në një trung .

Dihet se të rinjtë mund të konsiderohen si barometri më i ndjeshëm i tendencave kulturore dhe e sistemit të vlerave. Sot pas 20 vjetësh nga heqja e Perdes së Hekurt të rinjtë tregojnë se si Evropa nuk është më një ëndërr, se si lindja me perëndimin bashkohen, lëvizin, udhëtojnë, shkëmbejnë mesazhe, vallëzojnë, përcjellin këngë, kompozojnë melodi, kridhen mes dijes së njëra-tjetrës, mblidhen si një tufë lulesh plot larmi.
Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 12:17:45 04 June 2009 (23 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Studimet jashte, cilat diploma njihen ne Shqiperi. (Koha Jone)
Studimet jashte, cilat diploma njihen ne Shqiperi

http://www.kohajone.com/html/artikull_42913.html
26 Maj 2009

Te gjithe ata qe mbarojne nje shkolle te larte jashte Shqiperise, nese duan te fillojne pune ne nje nga institucionet tona duhet qe me pare te aplikojne ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences per njohjen e diplomes. Kjo procedure, megjithese eshte lehtesuar gati dy vjet me pare, zgjat minimalisht tre muaj qe nga momenti i aplikimit te kandidatit per njohjen ose ekuivalentimin e diplomes dhe deri sa kjo procedure perfundon. Pasi aplikimit te kandidatit eshte ministria e Arsimit qe i kerkon universitetit perkates qe te vertetoje se kandidati ne fjale ka perfunduar studimet e larta dhe eshte diplomuar prane tij. Vetem pasi te mberrije pergjigja nga universiteti perkates behet ekuivalentimi dhe njohja e diplomes. Dosja e aplikimit duhet te permbaje keto dokumentet: formatin e aplikimit te plotesuar, diplomen ose certifikaten apo vertetimin e diplomimit, listen e notave nje dokument zyrtar identiteti: certifikate lindje origjinale me fotografi dhe fotokopje e pasaportes, ndersa per shtetasit e huaj: fotokopje e pasaportes dhe kartes se identitetit, mandatpagesen si dhe dy foto (format pasaporte). Aplikimi nuk pranohet nese mungon nje nga dokumentet me siper. Dokumentet pranohen origjinale ose fotokopje te noterizuara. Sektori i Njohjes se Diplomave dhe i Bashkepunimit Nderkombetar (SENJOD) mund te kerkoje edhe dokumente te tjera qe jane te nevojshme per proceduren e njohjes per raste te caktuara. Aplikanti ka te drejte te beje ankimim per rastet e meposhtme: kur ka vonese te aplikimit, kur nuk eshte dakord me vendimin e Komisionit. Pergjigja per ankimimet jepet brenda 10 ditesh.
Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 13:43:59 28 May 2009 (36 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Abbiamo ottenuto un posto al Consiglio di Facolta!!! Grazie per averci sostenuto e votato!
Gentili studenti/esse,

abbiamo il piacere di comunicarvi la vincita di un seggio del Consiglio di Facolta Scienze Politiche, Universita degli Studi di Milano.

La lista NewAge/ Isawo si è proposta come una novita vista sceticamente al inizio per poi continuare la sua strada con ottimi risultati. Speriamo di aver contribuito e proposto un modo fresco di vivere l' Universita. Da luglio la Facolta iniziera la via verso l' internazionalizzazione e intreccio delle culture.

Crediamo di aver acceso una piccola luce verde anche per gli altri studenti stranieri in altre citta invitando loro a seguire i nostri passi per una maggior integrazione in Italia.

Si ringraziano le candidate che svolgerano il ruolo di rappresentante a rotazione:
Blerina Kushta , Rea Nepravishta.
Si ringraziano infinitamente l' amministratore delegato Lulzim Elezaj
e gli altri appassionati sostenitori : Eugert Aliaj, Stela Duma, Gentian Kallmi, Sokol Dhana, Andrea Mangone, Marco D' Errico ecc...ecc...

E infine , tutti voi che ci avete votato e creduto !
Grazie!
Faleminderit !!!

B.K.
Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 22:03:01 25 May 2009 (30 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 5)



  Zgjedhje në Universitetin e Milanos, konkurojne studentet shqiptare
Zgjedhje në Universitetin e Milanos, konkurojne studentet shqiptare

http://www.yllpress.com/2934/zgjedhje-ne-universitetin-e-milanos-konkurojne-studentet-shqiptare.html

Nga Blerina Kushta

“NewAge/ Isawo” quhet bashkimi i dy shoqatave studentore, dhe nen kete emër është lancuar grupimi me studentët shqiptarë: Blerina Kushta dhe Rea Nepravishta te cilat konkurojne ne zgjedhjet studentore te Universitetit te Milanos.
Risia e ketij viti ne Itali eshte se midis kandidaturave prezantohen edhe dy studente shqiptare te cilet konkurojne ne zgjedhjet studentore Universitetit te Milanos.

Ata jane kandidatë pretendentë per Keshillin e Fakultetit te Shkencave Politike në Milano.
Aktualisht Rea po specializohet në kursin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, kurse Blerina ndjek studimet ne Shkenca Politike.
Komuniteti i studenteve te huaj dhe kryesisht ai shqiptar ne fakultet eshte i madh. Ndaj edhe lista perkrah shperndarjen e kultures nderkombetare.

Ne programin e saj shprehet se do ti sherbeje studenteve te huaj ne orientim, do te ndihmoje studentet italiane e te huaj qe deshirojne te kryejne nje periudhe studimi ose praktike jashte vendit, do te behet ure lidhese midis studenteve dhe profesoreve, do te ndihmoje studentet e huaj dhe italiane ne zgjidhjen e problemeve burokratike.

Shoqatat kane mbi krahe nje eksperince disa vjecare ne organizime e manifestime kulturore, sportive, argetuese midis te cilave edhe “Javen e kultures nderkombetare” , simulimin e OKB “MediolaMun” nen kujdesin e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes.
Organizatat bashkepunojne me Bashkine e Milanos, Rajonin e Lombardise , provincen dhe me shume istitucione kombetare dhe internacionale. Disa nga sherbimet e kryera nga shoqatat jane : asistence studenteve te huaj dhe Erasmus, sherbim per permiresimin e gjuhes angleze per studentet ne pergjithesi prane Universitetit Milano-Bicocca.

Gjate fushates elektorale listat kane pasur Stand-et e tyre si fillim ne ditet 28 dhe 30 prill. Kane shperndare broshura dhe manifestime ne lidhje me programin , idete dhe prezantimin e kandidateve. Takimet kane vazhduar edhe ne datat 4 e 6 maj duke e finalizuar fushaten me Aperitivin Elektoral ne lokalin me te specializuar per mbremje nderkombetare Old Fashion Cafè .

Lista me studentët shqiptarë është parë me shumë kuriozitet dhe ne fillim me pak hije dyshimi.Por studentet pjesemarres kane qene te shumte. Gjate takimeve kane sjelle pyetjet e tyre, kane shprehur problematikat e jetes studentore.
Nga ana tjeter disa studentë italiane e kane përkthyer krijimin e grupit “NewAge/Isawo” si organizimi i disatë nga listat e majta , te tjera zera perkundrazi I veshin nuancat e grupimeve te djathta.
Pergjegjesi administrativ Lulzim Elezaj thekson se lista nuk ka anime politike, besime fetare por tenton te mbroje interesat e studenteve te huaj ne pergjithesi.
Interesim ka pasur edhe nga gazeta e shumenjohur La Reppublica dhe nga media lokale La Sestina. Studentet shqipare shpresojne te kene mbeshtetjen nga studentë të tjerë të vendeve të huaja pse jo edhe nga ata italiane.

Arritja ne organet drejtuese te fakultetit do te sillte kthimin e nje faqe-je te erret ne Itali dhe do te behej shembull per shqiptaret ne Universitetet e tjera.
Verdikti final do te jete pas votimeve te 13-14 majit.
Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 20:09:40 13 May 2009 (32 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Elezioni Facoltà Scienze Politiche Statale - nga Rea Nepravishta
Te dashur miq,
sic e dini kohet e fundit eshte bere e veshtire te jesh emigrant ne Itali, mendoj jo shume per shkak te vete popullit por per shkak te politikes se ulet e strumentalizuese. Gjerat sa po vine e po ashpersohen duke arritur ne propozime te turpshme e fanatike si ajo e para pak diteve. Komuniteti i huaj eshte pa ze, nuk ka te drejte vote, nuk ka vend ne media, komuniteti i huaj qe eshte motori i Italise, nga kendveshtrimi i perfaqesimit mbetet nje fantazem, anonim, i paperfaqesuar
Kur mu propozua kandidatura per Keshillin e fakultetit isha ne dyshim per shkak te kohes shume te kufizuar qe kam ne dispozicion dhe ndoshta per fat te keq edhe te nje mosbesimi te pergjithshem qe eshte krijuar dhe na ka perfshire te gjitheve. Por duke e menduar me thelle pranova sepse eshte e drejte qe edhe ne te kemi zerin tone, edhe pse ne struktura te vogla dhe modeste sic eshte nje Keshill fakulteti. Pjesemarrja e nje shqiptari ne Keshillin e Fakultetit eshte nje SINJAL QE EDHE NE EKZISTOJME, prandaj ju ftoj ta mbeshtesni duke dhene voten tuaj ne zgjedhjet e 13,14 majit.
Me poshte do te gjeni info rreth vendit dhe orarit te zgjedhjeve. Mjafton te keni nje dokument, te zgjidhni listen New Age/Isawo dhe me pas emrin e njeres nga kandidatet.

Ju ftoj te shperndani kete mesazh tek miqte tuaj qe studiojne Shkenca politike ne Milano
Faleminderit!
Orari
I seggi resteranno aperti ininterrottamente
dalle ore 9.00 alle ore 18.00 nel primo giorno delle votazioni e
dalle ore 9.00 alle ore 13.00 nel secondo giorno.
Luoghi
FACOLTÀ DI SCIENZE POLITICHE

Seggio n. 3 (Sala lauree) – Via Conservatorio, 7

L SPO, ORU, MAP, SAM, GLO

LM GOV, GAT, PIC, STO, LAV, APP, SOC

Seggio n. 4 (Auletta piano rialzato) – Via Conservatorio, 7

L CES, SIE, ECE

LM COM, REL, RIN, EFI, EPS
Dėrguar nga genti_dr
Shkruar mė: 12:31:28 12 May 2009 (31 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Une jam Rosa Louise Parks...
Nga Blerina Kushta

http://www.yllpress.com/2888/une-jam-rosa-louise-parks-.html

MILANO - “Disa karroca te metrose do jene te rezervuara per femrat, te tjera per ekstrakomunitaret”.

Ideja u hodh nga kandidatia per zgjedhjet lokale ne Milano: Rafaella Picini.
"Eshte provokim"- komenton Mateo Salvini, zv/ sekretar i partise Lega Nord ;-" Edhe pse ideja per te rezervuar vende milanezeve, pas disa vitesh mund te behet realitet".
"Nuk ka ende nje vendim zyrtar apo nje projekt ligj por nese dikush do te deshiroje ta propozoje, ne do ta ndihmojme"- spiegon Salvini poziconin e tij.

Reagime :

Te indinjuara ishin reagimet e eksponenteve kryesore te politikes milaneze.
Pierfrancesko Majorino, Pd: " Keto jane mendime alla Ku Klux Klan".
Mara Karfanja, ministre e Shanseve te Barabarta tha se " Qytetaret italiane, meshkuj ose femra, emigrante ne rregulla jane te gjithe te barabarte perpara ligjit. Per kete arsye nuk ndaj te njejtin mendim me propozimin e karrocave te rezervuara te transportit publik qofte kjo ne qytetin e Milanos apo ne cfaredo tjeter qytet..

Eshte e vertete qe Italia ka probleme, sidomos me zonat e periferise por per te sbutur pasigurine do ishte mire te kishim me shume investime ne politikat e integrimit dhe nje aksion me te fuqishem nga forcat e policise sesa provokime te tilla”.

Nderhyn edhe Dario Franceskini sekretar i PD: “Ky propozim i tejkalon kufijte e fantazise” .
“Nje propozim i turpshem dhe racist ky i Leges - thote nga ana tjeter Pergjegjesi i dhomes "Italia dei Valori" Masimo Donadi. “ Lega me propozimet e saj shokante ushqen serisht ndjenja ksenofobie dhe degradimi te kultures italiane, ndaj edhe ftoj Umberto Bosin (Lega Nord Padania) dhe i ministrat e qeverise Berluskoni ti qendrojne larg kesaj iniciative.

ATM( Azienda Trasporti Milanesi) dhe emigrantet:

Propozimi i Salvinit duket i larget me ate te linjes Atm (Ndermarrja e Transporteve Milaneze). Qe prej disa muajsh nderrmarja ka propozuar projektin "Migrart" me teme integrimin multietnik. (www.migrart.it).
" Ekstrakomunitaret mbulojne nje kuote te mire te pasagjereve ne total" -shprehet zedhenesi i Atm.

Tashme ne Itali s'kemi pse habitemi nga iniciativa te tilla, aty ky kur te qenit klandestin behet veper penale, ku femijet shkojne ne shkolle me klasa te ndara, ku te semuret qe shtrohen ne spital rrezikojne denoncimin nga vete mjeket, ku emigranteve nuk ju jepet e drejta as per te kerkuar shqyrtim per strehim politik,( duke shkelur keshtu rregulla nderkombetare) . Duket se neni nr. 3 i Kushtetutes i cili mbron te drejtat e barazise thelbesore eshte vetem boje e hedhur ne leter. Kjo klime na risjell ndermend kohen e Apartheid dhe vecimin racial, na kujton mbi te gjitha zonjen me origjine afrikane Rosa Louise Parks qe u kthye ne figure-simbol te levizjes per te drejtat civile ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ajo u be e famshme ne vitin 1955 kur refuzoi ti leshonte vendin nje te bardhe ne autobus. Qe nga ajo dite nisi bojkotimi neper autobusat e Montgomery dhe i dha sprint protestave ne gjithe vendin.
Ja ku kane kaluar 54 vjet dhe historia gati perseritet.

Une jam Rosa Louise Parks. Me coni edhe mua!!!
Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 21:37:39 09 May 2009 (43 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Elezioni Statale
Dėrguar nga lockos
Shkruar mė: 10:10:15 04 May 2009 (72 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Elezioni Statale ( Stand 28, 30 aprile, Via Conservatorio 7).
Gentili studenti/esse ,

vi avvisiamo che per la prima volta nel Universita degli Studi di Milano, Facolta di Scienze Politiche si presenta la lista NewAge/Isawo , come alternativa per le Elezioni Studentesche.
Domani martedi 28 e giovedi 30 aprile saremmo presenti con il nostro Stand in Via Conservatorio 7, Milano (Metro San Babila).
Durante le giornate si presentera il programma e ci sara una discussione per conoscere piu da vicino le idee e le candidate :
Blerina Kushta ,
Rea Nepravishta ,
Amministratore delegato : Lulzim Elezaj .

Sostenete la Lista NewAge/Isawo iniziando dalla partecipazione nei Stand ,portando le vostre problematiche e proposte di iniziative !
Vi aspettiamo numerosi !
NewAge/Isawo


Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 16:24:54 27 April 2009 (82 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | 1236 | Vota: 0)



  Tirocini retribuiti al Parlamento Europeo
C'è tempo fino al 15 maggio 2009 per presentare le candidature per il progetto di Tirocini Schuman. Uno stage con uno "stipendio" vero e proprio, ancor di più considerando il prestigio dell'istituzione che lo organizza, è un modo intelligente per accrescere le proprie competenzeUno stage retribuito al Parlamento Europeo è un obiettivo realizzabile. Fino al 15 maggio 2009 si possono presentare le candidature per il progetto di Tirocini Schuman.

Per presentare domanda alcuni requisiti sono essenziali: essere maggiorenni e cittadini di un Paese dell'unione europea, conoscere bene almeno una delle lingue ufficiali, e inoltre non aver già effettuato uno stage presso un'istituzione europea.

E' inoltre richiesto un diploma di laurea almeno triennale ed è consigliato allegare una lettera di presentazione firmata da un professore universitario o da un professionista. Per la specifica "opzione giornalismo", poi, chi si vuol candidare deve dimostrare di avere una certa esperienza giornalistica, per esempio con l'iscrizione all'Ordine o provando in altro modo la propria attività lavorativa continuativa.

Tenuto conto del considerevole numero di candidature, si consiglia di non attendere l'ultimo giorno della data di iscrizione per inoltrare la propria candidatura, così da evitare la saturazione del sistema. Se siete interessati a un tirocinio retribuito, siete pregati di leggere le norme interne relative ai tirocini presso il parlamento Europeo.

Questi tirocini hanno una durata di cinque mesi ed è previsto una retribuzione di 1100 euro mensili. Prenderanno il via all'inizio del prossimo ottobre.

L'esperienza offerta da questi tirocini è senz'altro unica, ma non esiste la reale possibilità di un inserimento lavorativo al termione dei cinque mesi. Tuttavia uno stage con uno "stipendio" vero e proprio, ancor di più considerando il prestigio dell'istituizone che lo organizza, è un modo intelligente per accrescere le proprie competenze e segnare un punto in più di sicuro valore sul proprio curriculum.
Tutte le informazioni a questo indirizzo.

Dėrguar nga lockos
Shkruar mė: 20:43:35 21 April 2009 (75 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)



  Il Collegio di Milano si presenta
Il prossimo 21 aprile il Collegio di Milano presenterà, presso il nostro Ateneo, il bando di ammissione per l’a.a. 2009-2010.

Il Collegio di Milano nasce nel 2003 come progetto congiunto dei sette Atenei meneghini, insieme a istituzioni pubbliche locali e nazionali e importanti aziende private, allo scopo di realizzare, per la prima volta in città, un collegio d’eccellenza mutuato dall’esperienza dei campus di tipo anglosassone.

La presentazione è rivolta studenti, dottorandi, specializzandi, assegnisti di ricerca e iscritti ai master del nostro Ateneo che intendano affiancare al proprio percorso di studi accademici una formazione individuale di alto livello in un ambiente multidisciplinare e interculturale.

Per accedere al Collegio sono necessari elevati meriti accademici e forte motivazione: agli studenti infatti è richiesta una partecipazione attiva nell’organizzazione e realizzazione di progetti di ricerca, project work aziendali, forum sull’attualità, laboratori di teatro e giornalismo, serate a tema alla presenza di intellettuali, scienziati e manager d’azienda.

Una volta conclusi gli studi, il Collegio offre anche contatti con università straniere, facilitazioni per la permanenza all’estero e utili orientamenti professionali, grazie al rapporto privilegiato con il mondo delle imprese e delle istituzioni.

Per l’a.a. 2009-2010, la retta, che comprende vitto e alloggio, biblioteca, palestra e impianti sportivi, oltre a un tutorial system e al programma culturale, ammonta a 750 euro al mese (agosto escluso) con periodi di permanenza di almeno sei mesi e non frazionabili.

Anche quest’anno è possibile fare richiesta per una delle numerose borse di studio che il Collegio mette a disposizione per favorire i talenti privi di mezzi.

Maggiori dettagli su servizi, offerta formativa e modalità di ammissione, nella brochure di presentazione e nel bando.

È possibile candidarsi entro il 22 maggio, compilando il modulo online disponibile nella sezione Ammissioni del sito del Collegio.

Il Collegio organizza anche incontri di presentazione presso la propria sede e negli altri Atenei milanesi nei mesi di aprile e maggio. Per partecipare, è necessario inviare una e-mail all’indirizzo admissionsoffice@collegiod
imilano.it.


Presentazione presso l’Università degli Studi di Milano
Martedì 21 aprile, ore 11.30, Sala di Rappresentanza, via Festa del Perdono 7

Per informazioni
Fondazione Collegio di Milano
Via San Vigilio 10
Tel. +39 02 873 97000
E-mail: info@collegiodimilano.it

http://www.unimi.it/news/36492.htm
Dėrguar nga bela
Shkruar mė: 10:51:13 21 April 2009 (50 herė lexuar)
(Lexoje Tė Gjithė... | Vota: 0)


   New A.G.E. ne Poli Radio

Degjoni neser me date 27/11/2008 ora :  18:00
perfaqesuesit e
New A.G.E. ne programin ErasMusic ne Poli Radio.
(Cdo te enjte ne oren 18:00)


   Foto
Matricola & Welcome Erasmus Party @ My Bali


   Postimet e Fundit
20 Mesazhet e fundit

20 anni dopo la caduta della 'Cortina di Ferro' (AlbaniaNews
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Opinione te ndryshme ne Jun 12, 2009 at 17:19:14

Elezioni universitarie,
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Statale ne Jun 09, 2009 at 13:06:46

Elezioni universitarie: studenti alle urne (La Sestina)
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Statale ne Jun 09, 2009 at 00:00:39

Pėrtej tė vjetrės dhe tė resė, Gentian Elezi
Mesazhi i fundit nga liri te Opinione te ndryshme ne Jun 02, 2009 at 18:50:35

POEZI NGA XHELADIN HAMZA
Mesazhi i fundit nga xheladin te Poezi ne May 29, 2009 at 12:00:22

Shqiperia dhe zgjedhjet e 28 Qershorit
Mesazhi i fundit nga koli te Nga Shqiperia ne May 29, 2009 at 10:00:41

CERCASI URGENTEMENTE RAGAZZA PER SINGOLA 350 SPESE INCLUSE
Mesazhi i fundit nga Iona te Shtepi me qera ne May 25, 2009 at 22:20:58

25 vjet heshtje (nga Elidor Mėhilli , PhD student, Princeton
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Opinione te ndryshme ne May 25, 2009 at 21:57:36

OGGI ORE 14: DA CHE PARTE STARE! MANIFESTAZIONE NAZIONALE A
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Ide dhe iniciativa te reja per aktivitete te shoqates ne May 23, 2009 at 11:18:19

160 studenti albanesi blocati al porto di Trieste
Mesazhi i fundit nga Aurora te Nga Shqiperia ne May 21, 2009 at 23:46:32

Duhet te votojne emigrantet ne Itali?
Mesazhi i fundit nga Aurora te Nga Bota ne May 21, 2009 at 23:39:56

''The Death'' of Slim Shady
Mesazhi i fundit nga neo_85 te Muzike ne May 18, 2009 at 10:24:07

Freedom House
Mesazhi i fundit nga eugertaliaj te Nga Shqiperia ne May 06, 2009 at 01:32:36

Scienze Politiche
Mesazhi i fundit nga eugertaliaj te Statale ne May 01, 2009 at 01:06:45

Zgjedhjet per Keshillin e fakultetit te Shkencave Politike
Mesazhi i fundit nga eugertaliaj te Statale ne May 01, 2009 at 01:00:10

Albania, il paese di fronte, ( Firenze)
Mesazhi i fundit nga eugertaliaj te Ide dhe iniciativa te reja per aktivitete te shoqates ne May 01, 2009 at 00:45:09

L'Europarliament model ad Urbino (Albanianews)
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Ide dhe iniciativa te reja per aktivitete te shoqates ne Apr 28, 2009 at 22:01:23

NewAge Gazeta standart
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Ide dhe iniciativa te reja per aktivitete te shoqates ne Apr 26, 2009 at 21:21:17

Stop razzismo!
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Ide dhe iniciativa te reja per aktivitete te shoqates ne Apr 18, 2009 at 11:18:09

Konference
Mesazhi i fundit nga BELA09 te Ide dhe iniciativa te reja per aktivitete te shoqates ne Apr 16, 2009 at 12:22:15


[ New Albanian Generation Era ]


   Sondazh
Mendoni se emigrantet shqiptare duhet te kene mundesine te votojne edhe jashte shtetit?

Po
Jo



Rezultate
Sondazhe

Vota 148


   Albstudent
Forum Albstudent
Illyria HAMBURG
ASAB BARI
Rinia VIENĖ
Studenti ZYRIH
Voxaquila Parma


top


New AGE contact@newagera.org

Faqe e Gjeneruar nė: 0.80 Sekonda